
FLOWS, në bashkëpunim me Bankën Botërore, i janë përgjigjur kërkesës së Ministrisë së Ekonomisë për t’iu qasur në mënyrë të strukturuar dhe profesionale problemit të pranisë së manganit në Liqenin e Badocit, një burim i rëndësishëm për furnizimin me ujë të pijes për rajonin e Prishtinës. Si hap i parë në këtë proces, janë angazhuar ekspertë ndërkombëtarë, të cilët po mbështeten nga ekspertë vendorë, me qëllim të vlerësimit të gjendjes aktuale, identifikimit të shkaqeve dhe hartimit të zgjidhjeve
Takime institucionale dhe koordinim ndërsektorial Ekipi i ekspertëve ka nisur misionin me takime zyrtare me Zëvendësministrin e Ekonomisë dhe stafin e tij, si dhe me përfaqësuesit e KRU Prishtina, ku janë diskutuar shqetësimet aktuale, sfidat teknike dhe pritshmëritë nga ky proces. Këto takime kanë shërbyer si bazë për koordinim institucional dhe për përcaktimin e prioriteteve të menjëhershme në adresimin e problemit.
This content is created by the open source Your Priorities citizen engagement platform designed by the non profit Citizens Foundation