
U mbajt takimi nismëtar i projektit FLOWS-CS-DS-15 – Enhancing Digitalization of Water Infrastructure in Kosovo, i cili do të realizohet nga YWP-K / SHUKOS, në bashkëpunim me Njësinë e Zbatimit të Projektit (PIU) të Programit FLOWS, në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH), me financim të Bankës Botërore.
Projekti përfshin inventarizimin e infrastrukturës ujore në të gjitha komunat e Kosovës dhe synon të arrijë ndërtimin e regjistrit kombëtar digjital të pendave dhe pritëzave në 4 pellgjet kryesore ujëmbledhëse. Projekti zgjat 8 muaj. Në takim u prezantua puna e realizuar gjatë fazës fillestare: - Inception Package D1 – metodologjia teknike, standardet GIS dhe instrumentet e anketimit - Workshop 1 – trajnim i ekipit të terrenit, i mbajtur para këtij takimi.
This content is created by the open source Your Priorities citizen engagement platform designed by the non profit Citizens Foundation